Ditët e fundit u bë publik lajmi se dy reperat kosovarë, Mozzik dhe Getinjo ishin larguar nga On Records duke e prishur marrëdhënien me këtë label.
Megjithëse nuk u dhanë shpjegime të detajuara se pse kanë marrë një vendim të tillë, vet ish-menaxheri i tyre deklaroi se ata nuk e respektuan kontratën.
Ai tregoi se dyshja e njohur janë bërë të famshëm falë studios në fjalë, e argument kyç për këtë gjë e ka marrë edhe një video të shkurtër, të shkëputur nga intervista e Mozzikut dhënë vite më parë për First Channel.
“Nuk kam nevoj me ju arsyetu askujt , thjesht dua ta din realitetin te gjith se dijamantat i krijojm ne …. nese talentin e ki lloq ne ta bejm dijamant” (sic.), ka shkruar ish-menaxheri i tyre, Met Elshani në Instagram.