INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menaxhimi i mbetjeve, sfidë për Shqipërinë

Menaxhimi i mbetjeve, sfidë për Shqipërinë

Publikuar më: 10:53 19-09-2018

Shqipëria vuan nga problematika të theksuara në lidhje me menaxhimin e mbetjeve. Pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet, kjo problematikë është cilësuar si një sfidë. Një studim i fundit i publikuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe hartuar nga konsulentë ndërkombëtarë, merr në analizë sektorin, si dhe shtrirjen në tre faza të investimeve duke parashtruar panoramën e përgjithshme për nevojat që ka vendi në përmbushje të menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Studimi vlerëson se investimet e nevojshme në sektor duhet të shihen në dy pozicione, investime rajonale dhe investime lokale. “Në zonën e mbetjeve Tiranë-Durrës, si dhe në zonën e Fierit, kostoja e investimeve për facilitetet rajonale si dhe si pjesë e kostos së rehabilitimit të landfillit së bashku me investimet lokale në landfille do të mbulohen nga investitorë privatë në kuadër të kontratave koncesionare. Nevojat e përgjithshme për investime deri në fund të periudhës së planifikimit 2032 do të jenë 256 milionë euro për investimet rajonale dhe 196 milionë euro për ato lokale. Për rrjedhojë nevojat në gjithë vendin janë 452 milionë euro si investime, që do të kërkohen në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve deri në vitin 2032” thuhet në raport.
Nënvizohet se nga ana e pushtetit lokal duhet që të përballohet një pjesë e mirë e kostove të investimit sidomos me ndarjen në burim, ndarjen e mbetjeve inerte, si dhe rehabilitimi i zonave të caktuara. Ndarja në tre faza e investimeve përfshin vitet 2018-2022 si faza e parë, 2022-2027 si faza e dytë dhe 2027-2032 si faza e tretë. Mesatarisht në çdo vit të fazës së parë në kuadrin rajonal dhe lokal do të duhet të investohen 29 milionë euro për të përmbushur gjithë kërkesat për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërkohë këto kosto do të rriten gradualisht deri në 44 milionë euro për vit.

Article Logic
Execution time: 0.0022180080413818