Alban Ramosaj është një ndër djemtë më seksi të shoëbiz-it shqiptar. Ai është shumë i pëlqyer nga publiku, veçanërisht nga gjinia femërore. Albani është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan shpesh me fansat poza të ndryshme që tërheqin vëmendjen e të gjithëve.
Së fundmi këngëtari i njohur ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e tij të veçantë në Singapor, ku ka shijuar disa ditë pushimi. Në një foto të fundit ai ka zbuluar edhe një incident të vogël që i ndodhi gjatë vizitës në Singapor.
Alban Ramosaj shfaqet në foto me një pije në dorë, ndërkohë që sipër tij qëndron një tabelë ku thuhet se nuk lejohet ushqimi apo pijet. Këtë ja vënë në dukje edhe miqtë, veçanërisht fotografi Endrit Mërtiri, i cili e ka shoqëruar Albanin gjatë pushimeve.
“Nuk lejohet asnjë ushqim apo pije”, i shkruan ai ndërkohë që Albani ia kthen:
“Pse më nxorrën jashtë”.
Siç duket ky udhëtim nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Albanin.