Me pizhame, pa make-up dhe mjaft moskokëçarëse.
Pikërisht ky imazh i Dua Lipës, duket se e ka lënë pa mend edhe të dashurin e saj Isaac Carew.
“Përse do më bësh të më mungosh edhe më shumë” – i shkruan ai.
Së fundmi, Isaac ka postuar librin e tij të gatimit dhe këngëtarja kosovare ishte aty për ta mbështetur, në këtë iniciativë.
Tashmë duket se ajo është shkëputur për tu marrë me projektet e reja muzikore dhe sigurisht tundimet nga “Instagram-i” vetëm sa do të shtonin vuajtjet për Isaac, i cili duket se ndodhet larg saj.
Prandaj thirrja jonë është kujdes kur jeni larg personit të zemrës dhe postoni foto, atë mund ta marrë malli më shumë.