INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se Ermali 'la nam' kur rrëshkiti në tapetin e kuq në Kanë? Prisni sa të mësoni se çifti i njohur ka shpërthyer në të qara dhe grushta [FOTO]

Mendoni se Ermali 'la nam' kur rrëshkiti në tapetin e kuq në Kanë? Prisni sa të mësoni se çifti i njohur ka shpërthyer në të qara dhe grushta [FOTO]

Publikuar më: 13:42 26-05-2019

Disa ditë më parë, pamë parakalimin e Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit në tapetin e kuq në  Kanë dhe gjerësisht u komentua në media momenti kur moderatori thuajse thyen qafën pasi rrëshket pranë shkallëve.

Menjëherë më pas Ermali, pranoi se ky moment i "sikletshëm" ishte orkestruar qëllimisht nga ai.

Nëse mendoni se ky ishte një moment i sikletshëm në Kanë, prisni të merrni vesh se Brooklyn Beckham, djali i futbollistit të njohur, David Beckham dhe e dashura e tij Hana Cross kanë sjellë dramën e parë në Kanë. 

Rojet e sigurisë thuhet se u detyruan të ndanin Brooklyn dhe të dashurën e tij pasi ajo e sulmoi atë gjatë Festivalit të Filmit.

Marrëdhënia e tyre është pasuar nga një sërë debatesh në publik, që besohet se i kanë lënë prindërit David dhe Victoria të shqetësuar për raportin e tyre të paqëndrueshëm.

20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë në hotelin Martinez kur shpërtheu debati, sipas “The Sun”.

Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara. Hana u përball me Brooklyn duke e qëlluar me shpullë dhe siguria hyri brenda për t’i ndarë.

David dhe Victoria u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.

“Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese”.

Burimi shton se shkak për zënkën besohet të kenë qenë argumentet rreth profilit të Brooklyn si një Beckham, ndërsa thuhet se ai bëhet xheloz shumë shpejt.

Ata tanimë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

6tukg7ylk7tlt7.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992