Epo kur bëhet fjalë për modelet të gjitha në skenë duket seksi, me make-up dhe veshje që të lënë mbresa.
Kendall Jenner për shembull është vlerësuar si një ndër modelet më të bukura në botë dhe më të kërkuara të skenave.
Sipas revistës Forbes ajo ishte modelja më e paguar për këtë vit. Por jo gjithmonë modelet janë aq sexy sa në pasarela.
Së fundmi në Majemi fotografët e kanë fotografuar Kendall në rrugë, ku supermodelja duket e veshur sportive dhe pa grim.
Edhe pse në prani të paparacëve të shumtë, Kendal nuk është shqetësuar aspak dhe ka vazhduar të bëjë telefonatën e saj.
Kendall Jenner është bëfrë vazhdimisht pjesë e ballinave të revistave “Vogue”, “Ela”, “Harpers Bazar” etj.