INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se i dini të gjitha? Gaboheni! Njihuni me sekretet që partneri juaj iu fsheh

Mendoni se i dini të gjitha? Gaboheni! Njihuni me sekretet që partneri juaj iu fsheh

Publikuar më: 16:05 27-05-2018

Kur je në një marrëdhënie, e sidomos në rastet kur je e dashuruar kokë e këmbë, mendon se i rrëfeni gjithçka njëri-tjetrit. Por gaboheni, pasi të gjithë i kemi ‘sekretet’ të fshehura diku. Pak mister, nuk i bën keq romancës. Por cilët janë disa nga sekretet që partneri/a juaj iu mban të fshehtë:

-Probleme në punë: Kjo ndodh vetëm në rastet kur partneri juaj pezullohet ose është në prag të pushimit nga puna.

-Të gjithë mendojmë se dikush është tërheqës ose seksi, por deri në pikën sa t’ia rrëfejmë partnerit?

-Mos ëndërroni se dini gjithçka për fëmijërinë ose periudhën e adoleshencës. Secili prej nesh, nuk tregon se cfarë ndodhi në periudhën kur hormonet nuk kontrolloheshin dot.

-Partneri juaj mund t’iu thotë sesa shumë e dashuroi dhuratën apo festën që i organizove për ditëlindje, por lutu të jetë e vërtetë. Duhet të jesh i lumtur që pavarësisht se të ‘urren’ se i bleve atë dhuratë për ditëlindje dhe ftove dy personat që ajo/ai nuk do t’i shoh me sy, po përpiqet të të bëjë të lumtur. Kështu që më mirë, hesht dhe thuaj faleminderit.

-Ata fshehin sa herë shoku ose shoqja i tij/saj bën diçka të keqe. E si mund të tregosh se ai/ajo tradhëtoi të dashurin/ën, kur fjalia pasardhëse do të jetë: ‘Asnjëhere s’më ka pëlqyer ai/ajo. Mos të të shoh më të rrish pranë’.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539