Sara Hoxha që është aksionere e Top Medias, që jeton në mes të luksit, që i kalon pushimet në Maldive dhe që ka një garderobë me markat më ne zë, do të mendoni se kjo është jeta e ëndrrave që gjithsecili kërkon, por ja që nuk është aq e thjeshtë.
Edhe Sara ka goxha probleme dhe këtë e ka treguar me një foto të postuar në Instagram.
“Është shumë e vështirë të menaxhosh të ftuarit e një televizioni, të kujdesesh për fëmijët trazovaçë dhe të jesh një blogere e kthyer në super-star”.
Halle të mëdhaja këto. Me siguri kushedi sa prej jush po ëndërrojnë t'i kenë këto halle tani.