U rendit në listën e këngëtareve më të përfolura të showbizz-it shqiptar dhe kjo për faktin se deklaroi se është biseksuale.
Nuk mjaftoi vetëm kjo por më pas Gugu pranoi publikisht me anë të postimeve në Insta se është fejuar dhe të shumtë ishin fansat që e uruan.
Me të drejtë të gjithë mendojnë se kur e zyrtarizon lidhjen me fejesë gjërat duhet të ndryshojnë paksa dhe të gjithë prisnin që Gugu të bëhej një “vajzë e mirë”.
Por ja që ndonjëherë pritshmëritë janë larg realitetit dhe vajzat e famshme si Gugu kanë treguar se nuk njohin tabu.
Së fundmi këngëtarja e papërmbajtshme sërish ka publikuar një foto në Instagram ku ka pozuar me të brendshme të bardha duke e ndezur rrjetin.
Mendoni çfarë të doni por jo që gjithmonë është njësoj. Vajzat si Gugu dinë të jenë ndryshe!