Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara që pas daljes për herë të parë me fustanin e kuq në "Xing me Ermalin" ku çmendi publikun, mediat e rrjetet sociale që nuk pushuan së foluri për të.
Kejvina tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot e publikuara në Instagram por këtë herë atë ia ka dedikuar Shën Valentinit. Bjondia seksi ka postuar në Instastory një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, por pa zbuluar autorësinë.