Ledion Liço ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe sigurisht që festa e ditëlindjes nuk mund të mos ishte menduar deri në detaje.
Në ditëlindjen e 33-të të moderatorit, thuajse gjithçka i dedikohej karrierës së tij.
Detaj mjaft i veçantë ishte ai i menusë, në të cilën koktejlet e zakonshme ishin zëvendësuar me emra nga spektaklet që ka prezantuar Ledioni në Top Channel:
“The Wake Up” (Për ponch-in me tekila)
“The Top Awards” (Për Cuba Libre-n)
“The Big Brother” (Për New Fashion)
E kështu me radhë.
Gjithashtu, një pikturë e kuruar e Ledionit në një shkop iu shpërnda të ftuarve.
Duhet shtuar se moderatori ishte zhdukur prej muash nga rrjetet sociale, duke mbyllur edhe profilin në Instagram, derisa kunata e tij, Lori Hoxha vendosi t'a surprizonte me hapjen e një llogarie në Instagram.