Pasi pamë shumë prej bukurosheve shqiptare të parakalonin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, na mungoi Dua Lipa.
E megjithatë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë.
Bukuroshja shqiptare publikoi dje foto dhe video në festën private që u mbajt dje nga Alejandro Agag, ku të ftuar ishin një numër i madh të famshmish, mes të cilëve edhe aktori Orlando Bloom.
Ky i fundit u takua me bukuroshen tonë dhe realizuan disa foto të këndshme së bashku.
Dua Lipa ishte bërë mjaft elegante me fustanin e saj të zi gjysmë tutu, që i ekspozonte këmbët elegante. Në qafë mbante një varëse choker me gurë që shndërrinin.
Ndërsa aktori i njohur kishte veshur një kostum me vija bardhezi dhe këmishë të mardhë. Partnerët e tyre nuk dukeshin gjëkundi, e megjithatë nuk do flasim për këtë tani.
Nga fotot e këndshme dukej, sikur ata njiheshin prej kohësh pasi kishin një kimi të paparë me njëri-tjetrin!