Reperi nga Kosova Mozzik, ka qenë një emër mjaft i lakuar në muzikë.
Së fundmi, edhe për jetën e tij personale. Ai pak kohë më parë bëri publike lidhjen me vajzën nga Kosova të quajtur Loredana. Biondja simpatike binte në sy edhe për stilin e veçantë të të kërcyerit. Por ende pa u konsoliduar, lidhjes i erdhi fundi. Kjo u kuptua pasi ish çifti fshiu të gjitha fotot që kishin bashkë.
Por ndërkohë që të gjithë po mësoheshin me ndarjen e tyre, dedikimi i Loredanës për Mozzik-un, na bëri konfuzë. Në ditën e ditëlindjes së tij, ajo i kushton këto fjalë: “Urime ditlindjen Mozz, te uroj te gjithat t'mira ne bote.. per ket buzqeshje boj gjithqka! T'perqafoj”.
Megjithatë ende nuk e shohim një falenderim publik nga ana e tij.