Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e dytë martesore e moderatorit Labi dhe bashkëshortes së tij Qëndresa. Të ftuar në këtë dasëm ishin shumë prej fytyrave të njohura publike nga fusha e artit, politikës por edhe e sportit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova. Përveç Eni Koçit dhe Genc Prelvukaj, një tjetër çift tërhoqën vëmendjen. Bëhet fjalë për Florenta Islamin dhe basketbollistin e njohur Dardan Berisha.
Prej kohësh flitej për një ndarje të tyre, por këtë lajm ata e hodhën poshtë, teksa mbrëmjen e kaluar dolën publikishit në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ish e fejuara e Getoar Selimit ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet pranë Dardanit, të dy veshur bukur dhe elegantë si dhe i thotë që do e dojë përgjithmonë.