INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduam se Jasmina u NDA nga partneri “misterioz”, por kjo FOTO flet shumë!

Menduam se Jasmina u NDA nga partneri “misterioz”, por kjo FOTO flet shumë!

Publikuar më: 13:34 14-08-2021

Pas ndarjes shumë të bujshme me Andi Artanin, Jasmina Kadriu konfirmoi lidhjen e re.

Ish-konkurrentja tha se pushimet i ka kaluar me të dashurin duke theksuar se nuk do ta bëjë publik partnerin.

Por pak ditë më parë u duk se kjo lidhje përfundoi shpejt. Të paktën kështu na la të kuptojmë vetë Jasmina përmes një statusi të hedhur në rrjete sociale.

‘’Më mirë vetëm se me lloj e soj që mban bota’’, është mbishkrimi që ajo ka hedhur në një video nga pushimet.

Por këto aludime nuk paskan qenë të vërteta. Ajo ka bërë sot në Instagram lojën e famshme “Have you ever…?” (A e ke bërë ndonjëherë??) dhe dikush e ka pyetur se si qëndron e vërteta për ndarjen.

A je ndarë nga i dashuri?“, e ka pyetur dikush.

Jo”, është shprehur ajo duke treguar se vazhdon të jetë e lumtur në një marrëdhënie.

Article Logic
Execution time: 0.0032238960266113