INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduan se do na mashtronin? Kylie dhe Travis ‘tërbuan’ internetin me setin e fundit fotografik, por ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Menduan se do na mashtronin? Kylie dhe Travis ‘tërbuan’ internetin me setin e fundit fotografik, por ja si qëndron e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 22:55 18-07-2018

Kylie Jenner dhe Travis Scott, janë pjesë e kopertinës së revistës GQ për gushtin dhe i gjithë interneti u "çmend" për fotot e tyre. Ata u shfaqën për herë të parë bashkë në një kopertinë reviste dhe vendosën që të tregonin gjithçka për jetën e tyre: që nga momenti që janë njohur në Coachella, për marrëdhënien e tyre, për vajzën e tyre Stormi-n etj. 

Të shumta kanë qenë komentet për këtë kopertinë. Mes shumë komenteve pozitive, ka pasur edhe nga ata që e kanë komentuar negativisht. Fotografen Paola Kudacki e kanë kritikuar shumë dhe e kanë akuzuar se ajo nuk ka qenë fare origjinale dhe këtë ndoshta me të drejtë, pasi ky shërbim fotografik për revistën GQ është i ngjashëm me shërbimin ikonë të çiftit të famshëm të viteve ‘70, Jane Birkin dhe Serge Gainsbourg, shërbim i realizuar në vitin 1978 nga fotografi Helmut Newton.

1634ECA3-122A-4EB7-BA9C-DD43500C9D0D.jpeg

36ccc8af-b98c-47d9-9084-1c1f6ec8f936.jpg

89f6341c-d5e0-4e98-8586-bda51f4f2c48.jpg

kylie-jenner-2.jpg

 


Kanë qenë të shumta postimet, si në Instagram, ashtu edhe në Tëitter, ku kanë bërë krahasimet mes tyre dhe kanë shkruar se Kylie dhe Travis janë frymëzuar nga çifti ikonë për të realizuar këto foto. Vlen të theksojmë se fotot janë njësoj, madje edhe në veshje. Ashtu si Jane Birkin, edhe Kylie kishte vendosur të vishte një palë rroba banje të zeza "pin up" dhe Travisi kostum. Edhe pozicionet e fotove janë njësoj. Nuk e dimë nëse Kylie e ka pranuar që është frymëzuar nga Jane and Serge, por ngjashmëritë e fotove janë të frikshme.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627