Për fansat e “Game of Thrones” që ndihen keq për përfundimin e serialit ka një lajm të mirë. Sipas “Sun”, kanë nisur xhirimet e “Bloodmoon”, prequel-i i ambientuar 5 mijë vjet para ngjarjeve të atij origjinal.
Seriali i ri televiziv do të jetë i pari i disa spinoff-ëve dedikuar “GOT”, por nuk do të ketë protagonistë asnjë prej personazheve të njohur deri tani. Nuk do të jenë Stark, Lannister e Targaryen.
Seriali i ri do të tregojë për rënien e botës nga Era e Heronjve në orët më të errëta. Do të përqendrohet mbi Fëmijët e Pyllit dhe mbi lindjen e Mbretit të Natës. Do të njihen sekretet e errëta të historisë së Westeros dhe të origjinës së tyre.