Kur fotot e saj me Beartin qarkulluan në rrjet, Teas iu shtuan ndjeshëm ndjekësit në Instagram. Nga 517 mijë ndjekës para skandalit, ajo shkoi në 531 mijë. Njerëzit ishin shumë kuriozë të dinin si do të reagonte ish-konkurrentja.
Ditën e djeshme, Tea i dha fund kuriozitetit. Ajo tha se lidhja me Beartin ka nisur pas daljes së tij nga emisioni dhe Andi, së bashku me produksionin kanë qenë në dijeni. “Harruam që po gënjenim një popull të tërë”, u shpreh mes të tjerash Tea.
Pas deklaratës së saj, ish-konkurrentja ka filluar të humbasë ndjekësit e saj. Nga 531 mijë ndjekës, ajo ka shkuar në 495 mijë ndjekës. Frikshëm vlen të themi!
Por ju me siguri nuk e keni parë Andin, i cili si duket është i fituari tani.
Nga 360 mijë ndjekës tani ai ka 487 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Shumë e quajtën viktimizim të gjitha veprimet e Andit me deklaratat e tij të njëpasnjëshme. Ne të inlife.al nuk dimë të themi nëse Andi po viktimizohet apo jo, por ajo që mund të themi është se ai është i fituari në këtë "lojë" në Instagram që përkthehet në biznes dhe këtë e tregojnë mjaft mirë fotot më poshtë.