Ashtu siç e pamë me postimet e saj në Insastory, Almeda Abazi u nis për në Stamboll menjëherë pas spektaklit “Dancing With the Stars” të cilin po e prezanton këtë vit.
Në mediet rozë u bë e bujshme duke u zbuluar arsyeja e cila kishte lidhje me gjendjen e rënduar shëndetësore të bashëshortit të saj Tolgahan, ku shkaku i kësaj gjendje ishte reaksioni i shkaktuar nga një vaksinë.
Sidoqoftë, aktori turk mesa duket është shëndosh e mirë.
E gjitha kjo kuptohet nga fotot e postuar së fundmi nga Almeda në Instastory ku çifti shikohet të shijojnë mëngjesin nën shoqërinë e miqve të tyre në Bosfor.
Ashtu siç e tregoi dhe vetë me postimet në Instastory, përgjatë 11 javëve të mbetura, Almedës do t’i duhet ta përshkojë shpesh itinerarin Tiranë-Stamboll.
Kur dashuria nuk njeh barriera! Bravo Almeda, Tolgahani duhet të ndihet krenar për ty.