Ata që i kanë rezervuar pushimet në këto ditë të fundit të gushtit duhet t’i shfrytëzojnë në maksimum sepse temperaturat do të jenë shumë të favorshme, për më tepër përvëluese. Siç parashikon “Meteoalb”, java e saponisur do të mbizotërohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, të cilat do të rriten në mënyrë graduale.
“Kjo jave MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura te larta, ne te gjithe territorin Gjate pasditeve ne zonat malore priten kalime vranesirash te lehta.
Temperaturat e ajrit VIJOJNE te rriten gradualisht duke shenuar ne mesdite vlerat 35⁰C – 36⁰C”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”.