Çifti shumë i komentuar në media, Fero dhe Arbenita i kanë dhënë fund beqarisë. Pas shumë kohësh, dyshja kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre. Ka qenë Arbenita, që ka publikuar një foto pranë Feros në rrjete sociale, me mbishkrimin “Të sapomartuar”.
Kujtojmë që lidhja e tyre është një ndër më të bujshmet në shoëbiz, pasi dyshja janë përfolur shpesh për ndarje dhe ribashkime. Madje shumë fansa nuk ishin të bindur që martesa e tyre ka ndodhur me të vërtetë, pasi jo rrallë herë ata kanë bërë shaka me gjëra serioze. Mirëpo këtë herë siç duket e kanë shumë seriozisht, ndërkohë që Arbenita ka zgjedhur të bëjë një postim në “story” për të falenderuar të gjithë fansat për urimet e shumta që i’u kanë bërë në këtë ditë të veçantë.