Së fundmi Khloe Kardashian i ka suprizuar të gjithë fansat me anë të postimit në Instagram ku zbuloi edhe emrin e vogëlushes së saj të cilën e ka quajtur True Thompson.
Të gjithë mendum se duke shkruar në postim vogëlushes sonë të dashur nga mami dhe babi, Khloe i ka rregulluar raportet me partnerin e saj Tristan por mesa duket gjërat nuk janë ashtu siç duken.
Sipas burime të afërta me familjen për TMZ: “Khloe nuk i ka folur Tristani-t për disa ditë pasi është akoma e nervozuar për tradhëtinë që basketbollisti i bëri me striptisten.
Postimi i tyre i cili tregon se janë rikthyer si më parë dhe çdo gjë është normalizuar është thjesht një fasadë, raporti i Khloe Kardashian me Tristan Thompson është në fije të perit. E gjithë përpjekja e Khloes për tu dukur sikur është rikthyer me Tristan është thjesht meritë e vajzës së vogël”, shprehet burimi i afërt me familjen.
Epo jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken! Të tradhtuarit nuk harrojnë.