Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj ditën e premte i dhanë fund beqarisë, në dasmën madhështore të organizuar në Pallatin e Brigadave.
Në dasmën e tyre të ftuar ishin disa nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar, figura politike, miq e të afërm të çiftit. Një dasmë plot me surpriza duke nisur nga vetë ambienti i mrekullueshëm që kishin pergatitur e deri tek ushqimi me domate dhe dhallë që kishte pergatitur Besi.
Mirëpo kjo nuk është dasma e vetme që ka bërë Besi me Xhesin. Aktori ka lindur dhe është rritur në Bubq dhe ende mban një lidhje të ngushtë me bashkëfshatarët e vendlindjes. Nëpërmjet instagramit Besi ka publikuar disa foto ku lajmëron për orën dhe lokalin e dasmës.
“Te dashur bashkfshataret e mi te Bubqit. Shihemi sonte per valle ne Bubq. Ora 20:00. Lokali Aldos perballe Gimit Sures Llont Tares”, shkruan Besi.