Data e 28 nëntorit është një festë e dyfishtë për çiftin e këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.
Përpos festës kombëtare të pavarësisë, çifti feston dhe ditëlindjen e vogëlushes së tyre Amel.
Dhe ishte pikërisht kjo datë kur çifti publikoi këngën “Dhurata” si dhuratë për të gjithë fansat me rastin e ditëlindjes së vogëlushes.
Publikimi i këngës “Dhurata” u prit shumë mirë nga fansat duke marrë parasysh se personazh kryesor kishte vogëlushen Amel, dhe të shumtë ishin komentet pozitive që shoqëruan publikim.
Çifti së fundmi me anë të një postimit në Instagram ka lajmëruar fansat se kënga “Dhurata”do të ketë dhe një version tjetër atë në gjuhën angleze.
Mesa duket Albani dhe Miriami janë aq të lumtur saqë lumturinë e tyre duan ta shpresin në disa gjuhë.