Princi Harry i dha fund beqarisë para pak ditësh në një ceremoni madhështore të dasmës së tij me Meghan Markle. Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e botës mbarë, prej ditësh ishte përqendruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit.
Mbretëresha Elizabeth II nuk ka përdorur asnjëherë fjalë përkëdhelëse për Meghan Markle dhe gjithë bota ka shkruar se “Ajo s’e do Meghan-in”. Por sipas mediave të huaja, mbretëresha Elisabeth i ka dhuruar çiftit të ri një vilë mjaft të veçantë për të.
Vila mendohet se kap një çmim marramendës, teksa është cilësuar si “Shtëpia e Beqarëve”.
Vetë tradita mbretërore thotë se familja mund t’i dhurojë njëri-tjetrit prona vetëm në raste ceremonie martesore. Apo nuk kanë shumë prona këta të familjes mbretërore britanike.