INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se meshkujt janë detajistë? Ja çfarë nuk vënë re ata në takim

Menduat se meshkujt janë detajistë? Ja çfarë nuk vënë re ata në takim

Publikuar më: 15:24 11-09-2018

Nëse jeni duke menduar shumë se çfarë duhet bërë për t'i bërë atij përshtypje në takim, mos u mundoni aq shumë, sepse disa gjëra ata thjeshë nuk i vënë re!

1. Këpucët dhe çantat

Mund të keni blerë një çantë të re të një firme shumë të njohur, të cilën nuk e keni pasur në takimet e kaluara. Mund të keni blerë edhe këpucë të reja, por ai nuk do t’ju komplimentojë.

Ju mund të ndërroni këpucët e aksesorët sa herë që dilni me të, kështu që nuk ka mundësi t’i dallojë të rejat nga ato që keni pasur më pare.

2. Mbështjellja e dhuratës

Meshkujt mendojnë për dhuratat që ua blejnë të dashurave të tyre, por atyre nuk u bën përshtypje mbështjellësja e saj.

Ndryshe nga femrat, që shpenzojnë kohë dhe para vetëm për mbështjellësen, për ata me rëndësi është që të ketë pamjen e dhuratës, nuk ka rëndësi se çfarë ngjyre apo stili do të ketë ajo.

3. Përpjekjet për t’u dukur bukur

Mund të keni shpenzuar tre orë për të arritur pamjen që keni pasur në takimin e fundit.

Për kaçurrelat e përsosura, parfumin e përsosur, dhe atë fustan të përkryer. Megjithatë, ai nuk do ta dijë kurrë. Kështu që mos u brengosni thjesht mbani në mend, nëse u thotë se dukeni shumë bukur, e ka me gjithë mend.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264