Ata ishin një ndër çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun, por lidhja e tyre mori fund. Gjithmonë është aluduar për një rikthim të mundshëm të tyre, sepse asnjëherë nuk e kanë mohuar se kanë qenë shumë të dashuruar. Mirëpo pas ndarjes, asnjëri nga ata nuk ka qëndruar single, Justin me aventurat e tij, ndërsa Selena së fundmi është në krahët e The Weeknd.
Nëse fansat e tyre kanë pritur sërish një bashkim të Selenës dhe Justin, të paktën miqësor, tani duhet të ndihen të lumtur.
Këngëtari është fotografuar duke hyrë në shtëpinë e Gomez në Los Angeles 10 minuta pas saj. TMZ i ka fotografuar dy këngëtarët ditën e hënë dhe thuhet se kohët e fundit janë parë shpeshherë bashkë në shoqëri të përbashkët.
“Nuk ka patur asgjë romantike mes tyre, Selena vazhdon të jetë me “The Weeknd”,- është shprehur një burim. Mendohet se arsyeja e rikontaktiti të tyre ka qenë shëndeti i Selenës e cila i është nënshtruar një transplanti në veshkë.