INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se RiRi ishte vetëm në Grammys? Gaboheni, e paska shoqëruar i dashuri bilioner dhe ne se kemi parë [FOTO]

Menduat se RiRi ishte vetëm në Grammys? Gaboheni, e paska shoqëruar i dashuri bilioner dhe ne se kemi parë [FOTO]

Publikuar më: 21:58 30-01-2018

Rihanna i çuditi të gjithë me performancën e saj të shfrenuar... 

Këngëtarja nga Barbadosi teksa po këndonte këngën “Wild Thoughts” në Grammy Awards i dha të gjithë egërsinë e saj skenës në Madison Square Garden dhe nuk u përmbajt fare edhe pse gjoksi gati sa nuk i doli nga fustani rozë i hapur që i tregonte pak kilet e tepërta.

Të gjithë menduam se RiRi ishte vetëm në Grammys, por jemi gabuar.  Ka qenë festa e organizuar pas ceremonisë ajo që ka zbuluar se Hassan Jameel, i dashuri bilioner i Riri-t ka qenë i pranishëm në të njejtin ambient me këngëtaren. Edhe pse u fotografuan veçmazi, u kuptua se Rihanna dhe Jameel po shijojnë në maksimum romancën mes tyre. Bilioneri u largua rreth orës 03.45 të mëngjesit, ndërsa këngëtarja në 04.30, sipas raportimit të fotografëve.

Ata po e ruajnë shumë privatësinë, edhe pse tashmë është e ditur se po takohen prej mëse një viti. Duket se RiRi dhe Jameel e paskan seriozisht këtë lidhje!

collageiken.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926