INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se shpëtuat nga shiu? Mësoni të vërtetën

Menduat se shpëtuat nga shiu? Mësoni të vërtetën

Publikuar më: 09:53 09-05-2019

Në 24 orët e fundit në vendit tonë moti ka qenë i kthjellët. Dhe pas shumë ditëve me shi moti u përmirësua, por këto kondita të motit nuk do të zgjatin dhe shumë, pasi ditën e sotme rikthehet sërish shiu. Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon se në disa zona të vendit mund të ketë edhe shtrëngata.

Pjesa e parë e ditës së enjte parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të shtohen kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Shiu priten të bjerë më shumë në orët e pasdites në zonën veri-perëndimore për t’u shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje sasia do të shtohet deri mesatare. Ndërsa era në pjesën më të madhe të territorit do të jetë 2-10m/s, kurse në bregdet do të jetë më e vrullshme deri në 20m/s.
Po ju këshillojmë të visheni pak më lehtë se ditët e tjera, për shkak se temperaturat parashikohen të pësojnë rritje kryesisht në mesditë.

Ja si do të jenë temperaturat:
-Zonat malore 5°C deri në 19°C
-Zonat e ulëta 6°C deri në 24°C
-Zonat bregdetare 9°C deri në 23°C

Article Logic
Execution time: 0.0015661716461182