INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se shpëtuat nga trafiku dhe rrugët e bllokuara? Ky segment rrugor do të bllokohet nga nesër, zbuloni si devijon lëvizja!

Menduat se shpëtuat nga trafiku dhe rrugët e bllokuara? Ky segment rrugor do të bllokohet nga nesër, zbuloni si devijon lëvizja!

Publikuar më: 08:48 01-07-2018

Një tjetër segment rrugor në Autostradën Tiranë-Durrës, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të hënën. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme do të nisë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Degëzimi Vorë (shinat e trenit) – Fabrika e Tullave (rruga e vjetër).

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të rehabilitimit në këtë aks rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Bllokimi i askit rrugor dhe devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 te ditës së hënë datë 02/07/2018. ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor ju kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

1. Trafiku i mjeteve të rënda që vijnë nga Veriu në drejtim të doganës se Tiranës do të vijojnë normalisht nga Fushë-Kruja në Doganë dhe do të kthehen përseri nga i njëjti segment rrugor dhe do të vijojnë sipas destinacionit përkatës.

2. Trafiku i mjeteve të rënda nga Veriu në drejtim të portit të Durresit dhe Jug do të përdorin segmentin Fushë Krujë – Kamëz – rreth rrotullimi "Casa Italia" – Durrës.

3. Trafiku i mjeteve të rënda nga Jugu, porti i , Elbasani në drejtim të veriut do të përdorin segmentin rreth rrotullimi "Casa Italia" – Kamëz – Fushë Krujë.

4. Drejtuesit e autoveturave do të vijojnë normalisht drejt destinacioneve respektive duke përdorur urën e Vorës.

5. Transporti i udhëtarëve, në të dy drejtimet do të përdorin segmentin e rrugës së aeroportit të Rinasit dhe mbikalimit të Kasharit.

6. Ky devijim do të vazhdojë deri në përfundim të punimeve të rehabilitimit.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273