Ditët e fundit e gjithë Evropa Jugore u përfshi nga vala e të nxehtit “Lucifer”. Por, gjatë ditës së sotme sinoptikanët dhanë një lajm të mirë, duke thënë se vala e të nxehtit do të tërhiqet gradualisht nga Evropa drejt brigjeve veriore të Afrikës.
Kjo do të thotë që të gjitha vendet në Evropën Jugore, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, do të përjetojnë disa temperatura më të freskëta. Por, sipas Meteoalb, temperaturat e nxehta nuk do të zhduken përfundimisht, por do të rikthehen në 10-ditëshin e dytë të gushtit. Ndërkohë në ditët në vijim, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rëni me 1-2 gradë.