Një person ka humbur jetën, pasi është përplasur mëngjesin e sotëm nga autobusi i linjës së Kamzës tek “Ura e Institutit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ndërsa viktima raportohet se është një grua e moshuar, e cila po kalonte rrugën në momentin që u aksidentua nga autobusi.
Informacioni paraprak nga Policia:
Rreth orës 08:30, në Numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobuz linje ka aksidentuar një këmbësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Tek “Ura e Institutit”, autobuzi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar me vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar.
Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje.
Po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë.