E ndërsa dikush nga ju akoma nuk e ka marrë veten nga zilja e zgjimit të mëngjesit apo dikush tjetër nuk po iu jep dot drejtim punëve të shumta të ditës në zyrë, pasi të shikoni këtë video…..do të ndiheni edhe më keq.
Modelja Angela Martini është njëra ndër pjesëmarrësit në festivalin e Kanës që po e shijon më së shumti këtë qëndrim atje. Angela e ka nisur këtë mëngjes mbi një jaht në mes të detit, e veshur vetëm me rrobdeshambër teksa shijon ambientin dhe kohën e kaluar me të dashurin dhe mikun e saj. Përveç shakave të shumta mes tyre, ajo nuk i kursyer aspak edhe pozat e panumërta mbi jaht të cilat teksa i sheh të bëjnë të ndihesh keq që në këto momente ndodhesh në zyrë. Bëjeni zemrën gur dhe jepuni like postimeve të Angelës e cila na solli pak momente vere me këtë video.