Blogerja e njohur Armina Mevlani na mban gjithmonë të përditësuar me fotot dhe videot e saj në rrjetet sociale. Vajza simpatike, fama e së cilës tashmë është ndërkombëtarizuar, mesa duket këtë të dielë është zgjuar vonë dhe ka ndarë me publikun mëngjesin e saj të veçantë. Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e rrethuar nga 4 mace të bardha leshatore dhe një buqetë me trëndafila rozë. “Mëngjesi im i së dielës, zgjohu vonë, merr dhe jep dashuri”, shkruan Armina në foton e saj.
Nuk jemi të sigurtë se kush fshihet pas kësaj surprize, por ajo që duket është se Armina ndihet e përkëdhelur në mëngjeset e mbushura plot dashuri.