INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mëngjesi i Edi Ramës: Shqipëria dje dhe sot përmes fotografive të ‘97

Mëngjesi i Edi Ramës: Shqipëria dje dhe sot përmes fotografive të ‘97

Publikuar më: 12:31 21-03-2017

Prej më shumë se një muaj opozita është në shesh dhe kërkon qeveri teknike, por Kryeministri Edi Rama është i prerë në qëndrimin e tij, duke refuzuar krijimin e qeverisë teknike. Ndërsa sot, një ditë pasi Edi Rama i tha kryesisë së partisë se PS do të shkojë edhe e vetme në zgjedhjet e 18 qershorit, ka zgjedhur dy fotografi të qendrës së qytetit tub Kavajës për të bërë të qartë refuzimin për qeveri teknike. Në një postim në facebook të dy fotografive, një e vitit 1997 dhe një tjetër e këtij viti. Rama foton e ka shoqëruar me këtë mesazh:
Postimi i Ramës në facebook:
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Kavajës në 1997 dhe dje pasdite”.
Krahasimi i fotografive me 20 vite diferencë është i dukshëm. Viti i trazirave të ’97 nuk kishte asgjë më shumë se sa arme në të gjithë vendin, por tashmë Kryeministri Rama në 2017 na paraqet një pamje që flet vetë.

Article Logic
Execution time: 0.002161979675293