Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë më 21 shtator, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Prishtinë, me miq dhe të afërm. Çifti kishte planifikuar çdo gjë në detaj, nga betimet, te kërcimi “Si Bugatti” apo torta fantastike me krahë engjëlli. Ne falënderuam VIP-at që pas postimeve të tyre na u duk sikur ishim pjesë e dasmës.
Ndërkohë as martesës, Elita ka vendosur që të bëjë një ndryshim në profilin e saj në “Instagram”, të cilin jo të gjithë mund ta kenë vënë re. Moderatorja e njohur ka ndryshuar emrin e profilit duke vendosur përveç mbiemrit të saj, edhe atë të bashkëshortit.
Tashmë profili zyrtar i saj në këtë rrjet social është Elita Rudi Gjikolli. Gjithashtu kujtojmë se dyshja së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, lajm i cili ende nuk është konfirmuar nga ata.