Tërmeti i ditës së shtunë që tronditi Shqipërinë, ka shkaktuar bujë edhe në vende të tjera të botës. Mediat e huaja shkruajtën për ngjarjen e frikshme dhe ky lajm duket se ka mbërritur tek të gjithë. Duke qenë se shumë shtëpi mbetën të dëmtuara dhe nevojiten ndihma për riparimin e tyre, Rita Ora u ka bërë një thirrje të gjithëve që të kontriubojnë në “UNICEF” për fëmijët. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një hartë që paraqet zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm, për të treguar çfarë ka ndodhur për ata që nuk janë ende në dijeni.
“Në 21 shtator një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Shqipërinë, që ndodhet afër Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Ndihmoni UNICEF që të gjenden atje për fëmijët e prekur nga fatkeqësite, kudo dhe kurdo ndodhen”, ka shkruar Rita në postimin e saj.