INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra që përdor Eminem për ndihmuar fëmijët e varfër [FOTO]

Mënyra që përdor Eminem për ndihmuar fëmijët e varfër [FOTO]

Publikuar më: 13:16 25-08-2016

Reperi i njohur  Eminem është duke u bërë thirrje fansave të tij për të vazhduar mbështetjen për  fëmijët e Flint. 

Fituesi i çmimit Oscar përdori rrejtin social në Instagram për t’iu kërkuar ndjekësve të tij që të ndihmojnë duke i dhuruar çdo fëmije shkolle një çantë shpine dhe për këtë  është lidhur me faqen  Need Fondation  ku mund të bëhen donacionet.

“Vazhdoni të mbani në vëmëndje Flint. 90% e fëmijëve atje që studiojnë në shkolla publike, jetojnë në varfëri të plotë. Na ndihmoni të bëhemi sadopak ndihmë për këta  5500 nxënës duke dhuruar nga një çantë shpine të mbushur me ndihma”, shkroi reperi i “8 Mile”, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers.

Kriza e ujit Flint vazhdon ende edhe pse  kanë kaluar dy vite nga epidemia që çoi në helmimin e shumë personave pasi  ky ujë shkakton irritim lëkurë dhe skuqje.   Big Sean , Snoop Dogg , The Game , Pusha T , Meek Mill dhe 50 Cent janë disa nga yjet e  muzikës Hip Hop të cilët kanë dhuruar dhe tërhequr vëmëndjen në sistemin problematik të ujit për qytetin  Flint .

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775