Përvec aktivitetit fizik që është vërtet shumë i rëndësishëm, cfarë tjetër mund të bëni për një trup më elegant është ta ndihmoni organizmin të detoksikohet. Kjo është mënyra më e shëndetshme për te djegur më lehtë kalori dhe të detoksikoni trupin tuaj. Mos harroni që cdo lloj ndryshimi nis nga brenda jashtë! Mund ta kaloni gjithë ditën në palestër, por kur shkoni në shtëpi dhe konsumoni ushqime me shumë yndyrna dhe kalori të tepërta, zëreni se s'keni bërë asgjë. Gjatë ditës është e rëndësishme të konsumojmë sa më shumë ujë, por duke shtuar disa elemente të thjeshta në të do të mund të detoksikojmë trupin. Kjo është një mënyre shumë e lehtë dhe natyrale për ta ndihmuar trupin të krijojë balancë dhe të ndjehet më i lehtë. Cfarë do ju duhet?
Sigurisht ujë, mirë do ishte të përdorni një kanace të madhe qelqi dhe të shtoni disa feta portokalli pasi ky i fundit ndihmon në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë. Disa feta limoni sepse limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen. Një kastravec i prerë në copa sepse është i dobishëm për këdo që ka probleme me tretjen, dhe si fund 6-7 gjethe mente. Mentja është një bimë që sjell shumë efekte të shëndetshme për organizmin tonë. I trazojmë të gjitha elementet dhe uji i detoksikimit është gati. Mund të zëvendësoni ujin normal me këtë “pije” dhe do kuptoni ndryshimin shumë shpejt.
Për më shumë informacione interesante në tema bukurie dhe fitnesi, ndiqni Sarën në emisionin IN Life, cdo të shtunë në oren 16:00 në IN Tv.