INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra që ka zgjedhur Noizy për të reaguar ndaj sherrit me Cozman, do t’ju  habisë! [FOTO]

Mënyra që ka zgjedhur Noizy për të reaguar ndaj sherrit me Cozman, do t’ju habisë! [FOTO]

Publikuar më: 13:14 15-09-2016

Kanë kaluar tashmë  dy ditë nga konflikti i armatosur i  ndodhur mes grupeve OTR dhe BabaStars në Prishtinë, por për Noizyn kjo nuk është një histori e mbaruar.

Gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe reagimi parë i tij. “Dikush do të mbajë përgjegjësi. Shihemi”, thotë  reperi  i cili nuk ka lejuar që kjo ngjarje t’ia largojë buzëqeshjen.

 

Ai madje e ka kërcënuar Cozmanin nëpërmjet ironisë duke përdorur disa vargje të këngës  së Andi Shkozës “ Te cepi pallatit”;      “E do të pres, do të pres

                                                                     Te qoshe e pallatit , kur të dalësh ti me ngadalë

                                                                      Fshehurazi mamit, aha nga frika e babit”

Por përveç reperit, edhe babai i tij ka folur rreth kësaj ngjarje të shëmtuar. Bashkim Rajku  si fillim ka qetësuar fansat e djalit duke thënë se Noizy është si kokrra e mollës. Pasi tregon versionin e tij të historisë ku fajëson anëtarët e grupit BabaStars, të cilët janë munduar ta poshtëronin Noizyn  pasi kishin edhe kamera me vete, ai thotë se Cozman do të përgjigjet për këtë që ka bërë.

Babi i reperit tregon edhe momentin kur e ka marrë vesh ngjarjen nëpërmjet mediave sociale dhe është nisur menjëherë në Kosovë për të parë të birin.  Noizy aktualisht ndodhet në Prishtinë  sepse do të jetë prezent në Zhurma Show që do të zhvillohet në Gjilan.

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697