Gjuha e trupit është një ndër mjetet më të fuqishme të komunikimit. Atë çfarë nuk arrini ta shprehni me forcën e fjalës së folur dhe të shkruar, mund ta transmetoni me anë të gjesteve të ndryshme. Kryqëzimi i këmbëve, lëvizja e duarve, prekja dhe kruajtja e kokës mund të përkthejnë emocione të caktuara që ju përfshijnë në ato momente. Një ndër gjestet, i cili ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është grushti, më saktë mënyra sesi mblidhni dorën grusht. Ky simbol i shprehjes së inatit dhe nervozizmit mund të zbërthejë shumë informacion për personalitetin tuaj. Për më tepër lexoni më poshtë:
Figura 1
Njerëzit që ju rrethojnë mendojnë se jeni shumë praktik, i ndjeshëm/e ndjeshme dhe që lufton gjithmonë për të pasur atë që doni. Jeni gjithmonë në kërkim të një ekuilibri të brendshëm dhe harmonisë mes jetës personale dhe asaj profesionale. Miqtë më të mirë ju krahasojnë shpesh me një libër të hapur pasi nuk dini të mbani sekrete dhe të fshihni ndjenjat. Defekti juaj më i madh është zemërgjerësia, duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë pikë pasi mund të përfitojnë prej saj.
Figura 2
Në qoftë se mënyra si formoni grushtin ngjan me figurën e dytë mund ta gjeni pa frikë veten mes këtyre përshkrimeve: krijues, zemërgjerë, inteligjent/-e, të kujdesshëm dhe të sigurt në vetvete. Krahas këtyre tipareve brenda jush fshihet një njeri shumë i ndjeshëm, që ka pritshmëri dhe dëshira të mëdha për veten, por u trembet njëkohësisht humbjeve. Jeni shumë nostalgjikë dhe shpeshherë kapeni fort pas së shkuarës.
Figura 3
Të ndjeshëm, intuitivë, altruistë, kureshtarë, aventurierë, por shpeshherë edhe të paduruar, këta janë disa prej karakteristikave që bashkojnë njerëzit që formojnë grushtin si në foton e tretë. E ndjeni vazhdimisht për t’u pranuar nga të tjerët,por nuk bëni asnjë hap nga vetja për ta arritur këtë. Nuk nervozoheni lehtë, por kur ndodh kjo dilni nga vetja dhe reagoni shumë keq.