INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra sesi e përdorni Instagramin tregon një anë të keqe të karakterit tuaj

Mënyra sesi e përdorni Instagramin tregon një anë të keqe të karakterit tuaj

Publikuar më: 10:38 04-04-2017

Nëse jeni të fiksuar pas postimit të fotove për të hir të pëlqimeve në Instagram, atëherë kjo tregon diçka aspak pozitive për ju.

Sipas një studimi të fundit përdoruesit e flaktë të Instagramit kërkojnë vëmendje në mënyrë narciziste, të cilët në mënyrë konstante ndjekin miratimin e moshatarëve. Shokuese, apo jo?
Shumica e fotove që postohen nga njerëzit në Instagram janë selfie e tyre më e mirë nga 100 të tjera që kanë bërë më parë. A tregon kjo se njerëzit janë mendjelehtë?

 

Sipas të dhënave të LendEDU, nga gjithë aplikacionet dhe rrjetet sociale, Instagrami është i vetmi rrjet social që ngre më lart egon.
Në një sondazh prej 10.000 të rinjsh u zbulua se 64% e tyre besonin se Instagrami ishte platformë më narciziste nga gjithë rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Snapchat etj.
Nëse nuk ju bëhet vonë që keni ngecur në një botë plot narcizizëm dhe mendoni se të marrësh sa më shumë “pëlqime” në Instagram ju bën të lumtur dhe ju plotëson, atëhere vazhdoni…

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916