INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra si do e festoni Shën Valentinin tregon shumë për lidhjen tuaj

Mënyra si do e festoni Shën Valentinin tregon shumë për lidhjen tuaj

Publikuar më: 11:15 06-02-2017

Duke qënë se hymë në muajin Shkurt, të gjithë ata që janë në një lidhje, por edhe ata që nuk janë e kuptojnë çdo të thotë, vjen Shën Valentini!

Çfarë keni planifikuar me të dashurit tuaj? Darkë romantike për dy? Një ditë në spa? Cilido rasti, planet tuaja tregojnë shumë për lidhjen që keni!

 

Keni rezervuar një darkë romantike në një restorant të shtrenjtë
Gjëra të tilla ju vijnë natyrshëm sepse jeni një çift i pushtetshëm. Të dy jeni Alfa dhe kjo krijon një forcë të pandashme mes jush.

Një ditë relaksuese në spa
Ndërkohë që miqtë tuaj po planifikojnë darka romatike në restorante të shtrenjta ose filma në shtëpi si çdo çift në Tokë, ju keni zgjedhur të bëni diçka ndryshe. Kjo do të thotë se duke bërë diçka ndryshe, nuk keni frikë të shkoni kundër turmës dhe të bëni gjënë tuaj.

Të rehatohesh në shtëpi me një darkë dhe një film
Nëse zgjidhni diçka të tillë, romantike dhe modeste në të njëjtën kohë, kjo tregon një shenjë pozitive për të ardhmën tuaj në çift. Ju të dy jeni vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin.

Do bëheni pjesë e një aktiviteti argëtues, qoftë karaoke apo patinazh në akull
Ndryshe nga çiftet e tjera, ju do jeni duke u argëtuar pa masë, dhe kjo zgjedhje tregon shumë energji, diçka për të ciëln shumë të tjerë ju ka zili.

Një udhëtim në fundjavë
Ndërkohë që shumë çifte flasin për udhëtime, ju jeni ata që i realizoni. Ju dini si të shijoni jetën dhe lidhjen tuaj, gjithashtu jeta juaj seksuale është shumë e kënaqshme.

Nuk do e festoni
Kjo ka dy sqarime: nëse një prej jush kërkon të festojë, por tjetri nuk është aq entuziast për këtë, atëhere keni një problem. Nëse të dy pranoni mos festoni kjo është mëse normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për ju është Shën Valentin çdo ditë!

Article Logic
Execution time: 0.0021529197692871