INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra si e mbani telefonin, zbulon gjëra që nuk i dinit për veten

Mënyra si e mbani telefonin, zbulon gjëra që nuk i dinit për veten

Publikuar më: 19:28 20-07-2020

E kishit menduar ndonjëherë që nga mënyra sesi e mbani celularin, mund të tregoni aspekte interesante të vetes dhe personalitetit tuaj. Le ta zbulojmë tani, bashkarisht!


1. E mbani telefonin me një dorë dhe shkruani mesazhe me gishtin e madh

Fakti që keni zgjedhur të mbani telefonin me njërën dorë, do të thotë që ju jeni një person i aftë që të bëni disa gjëra në të njëjtën kohë. Disiplina, është fjala që ju karakterizon në mënyrë perfekte. Ju jeni konçiz dhe i organizuar, ndiqni gjithmonë parimet tuaja. Ju e dini se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e mirë për personin tuaj. Ju jeni lloji i personit që vlerëson vërtet dashurinë e vërtetë.

2. E mbani telefonin me të dy duart dhe shkruani mesazhe me gishtin e madh


Kjo tregon se ju jeni një person shumë i mbyllur. Ju nuk jeni tipi i personit që kërkon ndihmë ose që dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Ndjenjat tuaja fshihen gjithmonë, nga frika se mos lëndoheni. Por edhe kjo ka mangësitë e saj. Ju nuk jeni mjaft miqësor me partnerin tuaj, gjë që ju bën të dyshoni në ndjenjat tuaja.

3. E mbani telefonin me të dyja duart dhe shkruani mesazhe me të dyja gishtat

Ju jeni një person shumë emocional dhe i ndjeshëm. Shpesh ndjeheni të stresuar dhe madje të alarmuar nga gjëra të pashpjegueshme. Keni frikë të thoni ose bëni diçka të gabuar. Ju pëlqen të ndiheni mirë. Por duhet të jesh pak më falës me veten. Sa i përket marrëdhënieve romantike, keni nevojë për një partner i cili mund t’ju mbështesë. Mungesa juaj e bindjes dhe këmbënguljes është një pengesë e madhe.

4. E mbani telefonin me njërën dorë dhe shkruani mesazhe me gishtin e dorës tjetër

Ju jeni një person shumë i qetë dhe çdo veprim juaji është i menduar mirë. Ju karakterizoheni nga altruizmi, për hir të të tjerëve, ju jeni gati të jepni edhe komoditetin tuaj. Ju nuk e doni turmën. Ndiheni më të kënaqur në rrethin e familjes dhe miqve të ngushtë. Kjo ndikon edhe në marrëdhëniet personale. Ju pëlqen të jeni të qetë dhe të shmangni konfliktet në çift. Por, kjo nuk tregon se jeni indiferent.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105