Varianti A
Ke një personalitet të ndjeshëm dhe një imagjinatë të fortë.
Do të ndihesh i mbrojtur dhe i trajtuar me sinqeritet.
Të pëlqen të ndihmosh njerëz, je entuziast, emeton energji, je person kurioz, aventurier dhe argëtues.
Ndonjëherë ke dëshirë të bësh pjesë në një grup, të të njohin e të pranojnë.
Kjo është diçka e bukur, por ekziston rreziku që të tjerët të përfitojnë nga ty.
Ti do që të tjerët të jenë të sinqertë.
Në lidhjet e dashurisë, e ke të vështirë të shprehësh ndjenjat.
Varianti B
Je një person i talentuar, kreativ dhe ke një joshje speciale që të bën të kesh shumë miq.
Je një person bujar, inteligjent, i sigurt në vetvete, me vetëvlerësim dhe shqetësohesh shumë për pushtetin.
Punon shumë, je i vlerësuar dhe ke shumë ideale.
Ndonjëherë ke një zemër të brishtë dhe kjo të ndalon t’u afrohesh të tjerëve.
Kjo është pikërisht ajo që kërkon në marrëdhëniet e tua: mbështetje.
Për sa i përket dashurisë, mendon se gabimet e tua mund të çojnë në trishtim.
E do shumë partnerin, por ke frikë se lodhet prej teje dhe mendon të sillet sikur nuk të do.
Kjo të bën ‘të ashpër’ në lidhje me të.
Varianti C
Je një person kreativ, komunikon shumë mirë, je motiv praktik dhe di të vlerësosh artin dhe bukurinë e jetës.
Ndonjëherë je shumë i ndjeshëm, je i zoti për të manipuluar të tjerët dhe person shumë inteligjent.
Pothuajse je gjithmonë i heshtur, por kjo bën pjesë tek ëmbëlsia jote.
Preferon të sakrifikosh veten në vend që të bësh dikë tjetër të vuajë.
Je person fleksibël dhe jeton shpesh në ëndrrat e tua.
Në dashuri, do qetësinë, ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës.
Dobësia jote më e madhe është zemra e brishtë që ke dhe i fal gjithmonë ata që të kanë lënduar.