INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mënyra si të dobësohesh pa mbajtur dietë

Mënyra si të dobësohesh pa mbajtur dietë

Publikuar më: 10:14 23-03-2016

Të mbajmë dietë ndonjëherë mund të jetë fatale për shëndetin tonë! Mund të jetë burim stresi, mund të sjell shpërqendrim si dhe dëmtime të aparatit tretës. Studimet e fundit janë përqendruar jo tek sasia, por tek mënyra se si hani dhe me kë hani, pasi dhe kjo e fundit është shumë e rëndësishme.

Ja 10 mënyra që mund të vini në jetë nëse doni të humbni peshë:

Përdorni pjata të vogla

Një studim i universitetit “Cornell” ka treguar se sasia e madhe e ushqimit në pjatë ka tendencë që të duket sikur ha pak dhe kështu rrezikon ta mbushni përsëri pjatën, por të zgjedhësh një pjate të vogël mund të të bëj të ndihesh i ngopur shpejt.

Përdorni një pirun të madh

Një studim italian, ka treguar se të hani me pirun të vogël, ju shtyn të hani sa më shumë ushqim.

Hani me meshkuj (nëse je një femër)

Kjo këshillë vjen nga psikologia Meredith Young që mbështet idenë  se nëse ha me një mashkull, ke tendencë të hash më pak dhe të limitosh sasinë e konsumuar.

Lexoni gjithmonë etiketat

Një studim i Fred Hutchinson Cancer Research Center në Seattle mbështet se kush lexon etiketat e ushqimit, konsumon rreth 5% më pak të ushqimit.

Pini ujë përpara se të hani

Kjo provë është bërë për 12 javë tek disa persona dhe ka konfirmuar se të pish 2 gota ujë përpara çdo vakti humb mesatarisht 2 kilogram.

Mos flini me dritë ndezur

Të flesh me dritë ndezur mund të shtosh rreth 50% të kileve. Pra që këtej e tutje ktheheni dhomën tuaj në një errësirë totale. (kujdes dhe dritën e televizorit)

Kujdes me tundimet

Mbani larg karamelet dhe çokollatat, mundësisht mos i blini dhe mos ti keni nëpër shtëpi. Kujdes me pijet super alkoolike.

Kujdes me miqtë

Fëmijët kanë tendencën të hanë më shumë kur janë me njerez të njohur sesa me ata të panjohurit, por tek të rriturit ndodh e kundërta.

Larg personave të dobët që hanë shumë

Ka persona që hanë sasi të mëdha dhe nuk shëndoshen. Këta (tipa) duhet ti evitoni .

Mos shikoni reklama palestre

Gjatë kohës që hani mos shikoni reklama që kanë të bëjnë me palestrën apo dobësimin. Gjithashtu kur uleni për të ngrënë  mos mendoni asnjëherë  për palestrën. Eshtë gjithçka psikologjike.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165