Duhet të ekzistojë një fjalë në fjalor që shpreh qartë ndjesinë që ka dikush kur kujdeset shumë për ty, por nuk të dashuron. Edhe pse mund të ketë thënë “të dua” ashtu si me zë të mekur, diçka s’shkon dhe ti e ndjen. Si ta kuptoni që ai nuk ka rënë në dashuri edhe pse duket sikur?
Ata s’të shohin në sy kur ju thonë të dua
Është e vërtetë që sytë flasin për sinqeritet ose mungesën e tij. Komunikimi me sy thotë më shumë se çdo fjalë tjetër. Nëse kur ai/ajo ju thotë “të dua”, por ul sytë dhe nuk ju bën të ndjeni atë lidhjen intime që krijohet përmes shikimit, po ju gënjen.
Gjuha e trupit thotë të kundërtën
Kur dikush ju do dhe do të jetë gjithë kohës me ju, trupi s’vepron dot ndryshe veçse reagon. Për shembull, ka gjithnjë një buzëqeshje sa herë të sheh, të prek, shtrëngon dorën dhe gjithnjë gjen mënyrë për të qenë afër teje. Nëse ai/ajo thotë se të do, por në fakt ti ndjen një distancë fizike dhe madje refuzim, ndizni sinjalin e alarmit.
“Të dua” shoqërohet gjithnjë me një kërkesë nga pas
Kini parasysh momentin kur e thonë këtë fjalë. Nëse gjithmonë dashuria e tyre shoqërohet me një kërkesë mbrapa, s’është dhe aq dashuri. Nëse ata marrin sigurinë dhe përgjigjen tënde pas çdo here, gabimi jeni ju. Është e vështirë, por nëse ndjeni se po abuzoheni emocionalisht, kërkoni ndihmë për t’u shkëputur.
E thonë që në fillimet e lidhjes
Të gjithë bien në dashuri ndryshe, për kohë të ndryshme, por nëse ai/ajo nxitohet të thotë “të dua” pa ju njohur mirë, nuk duhet ta besoni verbërisht se ndoshta po ngatërron ndjesitë. Mos u ndjeni të presionuar për t’ia kthyer nëse s’ju vjen natyrshëm.
Kur ti je gjithmonë e para që e thua
Nëse e thonë gjithnjë si përgjigje, ka diçka që duhet parë me kujdes. Ata mund të ndihen nën presion dhe s’duan t’ju thonë diçka që ju mërzit. Edhe nëse kjo do të thotë të shtiren duke thënë “të dua”. Nëse kurrë se kanë marrë mundimin të parët për një deklaratë dashurie, është koha për një diskutim të ndershëm.