INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Meqë më pyesin ku e kam bërë ...', Arbenita Ismajli e ka një përgjigje për 'gojët e liga'! [FOTO]

'Meqë më pyesin ku e kam bërë ...', Arbenita Ismajli e ka një përgjigje për 'gojët e liga'! [FOTO]

Publikuar më: 18:29 07-06-2020

Arbenita Ismajli u bë e njohur për publikun shqiptar pasi u lidh me reperin e njohur, Fero. Menjëherë modelja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me tiparet dhe format e saj trupore.

Arbenita jeton jashtë shtetit, aty ku po zhvillon karrierën e saj si modele. Ajo është kthyer në imazhin kryesor për disa linja veshjesh.

Edhe pse shfaqet gjatë gjithë kohës e kuruar në çdo detaj, sërish kapen me faktin se sa origjinale është modelja.

Së fundmi, të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur bukuroshen ku e ka bërë ndërhyrjen në hundën e saj.

Edhe kësaj here, Arbenita tregon me qetësi se s’ka asnjë ndërhyrje në trup apo fytyrë, megjithëse mendon se gjithkush ka të drejtë të bëjë ç’të dojë me trupin e tij.

Ajo ka publikuar një foto të sajën të vjetër ku hunda shfaqet e njëjtë si sot, madje tregon se edhe motra e saj ka të njëjtat tipare, duke vërtetuar se s’kanë bërë asgjë.

11.jpg

Për më tepër, modelja tregon troç se s’ka pasur mundësi financiare të kryejë një ndërhyrje në hundë asokohe.

“Po marr pyetje së fundmi se ku e kam bërë hundën. Më vjen keq, do t’ju kisha treguar nëse do ta kisha bërë diku, gjithkush ka të drejtë të bëjë gjithçka me fytyrën apo trupin e tij.

Kjo foto është shumë e vjetër, 6 vite më parë unë isha 15-16 vjeç.”- shkruan Arbenita.

“Dhe kjo është motra ime me të cilën dukem e njëjtë. Nuk mund ta përballonim kurrë një ndërhyrje në hundë asokohe.”- tregoi ajo.

2-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047