Gjigjandi gjerman i automjeteve, Mercedes Benz, mesa duket tashmë në qendër të objektivit të tij ka vënë transportin publik i cili ka shfaqur edhe “Autobusin e së Ardhmes”, për të cilin shprehet se do të jetë “Transporti publik në të ardhmen.”
Deri më tani ky autobus është testuar për 20 kilometra në rrugët e Amsterdamit dhe nuk ka pasur asnjë problem, edhe pse është shoqëruar me një shoferi i cili do të vepronte në raste emergjence.
Autobusi përdor teknologjinë e “Daimler’s City Pilot” dhe përfshin 10 kamera me sistem radari me rreze të shkurtër dhe të gjatë, me anë të të cilave ndihmon autobusin që të gjejë veten në pozicionin e rrugës.