Gjiganti i automobilistikës në botë, Mercedes Benz, ka zgjedhur Shqipërinë si një ndër vendet ideale për të promovuar modelet e saj të reja. Bëhët fjalë për GLE 500 e 4 MATIC, ku përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram, një ndër firmat më prestigjioze automobilistike e cilëson vendin tonë si një ndër parajsat e Europës.
“Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë: Shqipëria është një ndër parajsat e fundit të mbetura të Europës me terrene të vështira – prandaj vendosëm të udhëtonim drejt saj me Mercedez Benz përmes luginës së Shushicës në jug të vendit”, shkruhet krahë fotos mahnitëse të realizuar në Shushicë.